Kjo punëtori ofron informacione mbi metodologjinë e aplikuar gjatë gërmimeve arkeologjike duke filluar që nga momenti i përgatitjes së terrenit për gërmim, identifikimi i shtresave stratigrafike, procesi i gërmimit, e deri tek krijimi kartelës identifikuese për çdo artefakt apo strukturë arkitektonike që dëshmon aktivitetin njerëzor.
Korishë- Prizren
Gjatë kësaj punëtorie, studentët mësuan mbi planifikimin e gërmimeve arkeologjike, përnjohjen e arealit arkeologjik, krijimin e rrjetit kuadratik, trajtimin e shtresave stratigrafike, dokumentimin e materialit arkeologjik, etj.
Që nga viti 2016 në kalanë e Korishës janë kryer gërmime sistematike, ku janë nxjerrë në pah strukturat arkitektonike, pjesë të materialit ndërtimor (tulla, tjegulla, gozhda të ndryshme), dhe artefakte që ofrojnë të dhëna të rëndësishme mbi mënyrën e jetesës në këtë kala.
Gjatë dy punëtorive “Fotografia në Arkeologji dhe Metodologjia e Gërmimeve Arkeologjike”, studentët vizituan Kishën e Shën Pjetrit në Kabash, Prizren. Duke u bazuar në gjetjet arkeologjike, kjo kishë është ndërtuar gjatë shekujve IX-XI.
14 kisha mesjetare dhe manastire janë evidentuar në Kabash-Korishë.
Gjatë dy punëtorive “Fotografia në Arkeologji dhe Metodologjia e Gërmimeve Arkeologjike”, studentët vizituan lokalitetin unik të Vlashnjes, (Prizren). Arti shkëmbor i paraqitur me anë të spiraleve dhe drerit me ngjyrë të kuqe, paraqet botëkuptimet religjioze të banorëve të hershëm në këtë lokalitet arkeologjik me vlera të jashtëzakonshme.
Shkolla Arkeologjike është financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit