Punëtoria disa ditore e udhëhequr nga Jehona Guri kishte për qëllim që të mësonte studentë nga fusha të ndryshme rreth dokumentimit të gjetjeve arkeologjike.
Pjesëmarrësve iu shpjegua hap pas hapi procedura e dokumetimit e më pastaj ata patën rastin që t’i aplikojnë mësimet e marra në praktikë duke skicuar vetë gjetjet arkeologjike të improvizuara.
Aktivitete të tilla na bëjnë të kuptojnë se ndër të rinj ka interesim të madh rreth fushës së Trashëgimës Kulturore, e me specifikisht arkeologjisë.
Ky projekt u mundësua nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit