Kjo punëtori ofron njohuri mbi qarkullimim e monedhave, përdorimin e metaleve të ndryshme, deshifrimin, datimin, dhe rëndësinë e tyre në procesin social-ekonomik gjatë periudhës antike.
Data e mbajtjes së punëtorisë: 29-30 Korrik
Gjatë kësaj punëtorie, studentët mësuan mbi periudhën paramonetare, zbulimi i monedhave, dhe përhapja e tyre në botën antike.
Monedhat antike të emetuara nga një autoritet qeverisës, janë ndër burimet më të rëndësishme për të datuar dhe për të marrë informacione mbi emërtimet, vendfarkimet, nocionet, propagandën, qarkullimin monetar, etj. Prandaj, deshifrimi dhe trajtimi i tyre është i domësdoshëm.
Ky projekt u mundësua nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.