Fortune Haziri
Fortuna ka përfunduar studimet Bachelor për arkitekturë në Universitetin për Biznes dhe Teknologji, në Prishtinë, dhe Bachelor për Arkeologji në Universitetin e Prishtinës. Ka përvojë të gjatë institucionale dhe aktivitet të jashtëzakonshëm në shoqërinë civile për ruajtje dhe mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore. Ndikimi i saj në fondacionin THANA është i jashtëzakonshëm. Në kohën e lirë ushtron joga, kickbox dhe nget biçikletë. Nuk ka asgjë të përbashkët me perëndeshën romake të fatit Fortuna sepse nuk i lë asgjë fatit, por i përvishet punës.
Aranit Krasniqi
ka përfunduar studimet Bachelor për Histori në Universtitetin e Prishtinës, dhe tani vijon studimet Master në fushën e Arkivistikës, po ashtu në Universitetin e Prishtinës. Araniti ka qenë pjesë e projekteve të ndryshme në fushat e trashigimisë kulturore, duke përfshire ato në: Arkivistike, Arkeologji, Etnologji si dhe projekte hulumtimi shoqërorë përmes sondazheve. Studimi edhe jashtë institucioneve në kapacitete të veta i ka ofruar kreativitet të veçantë për t’ju qasur problemeve dhe sfidave që vijnë ne fushën e trashigimisë kulturore.
Jehona Guri
Jehona ka përfunduar studimet Bachelor për arkeologji në Universitetin e Prishtinës, dhe studimet Master për Arkeologji në Universitetin Pazmany Péter Catholic në Hungari. Jehona ka marrë pjesë në disa projekte arkeologjike në Kosovë, duke akumuluar përvojë në disa fusha specialistike. Koncentrimi i saj në studimin e qeramikës i ka ofruar asaj aftësi të jashtëzakonshme edhe në skicim (grafik dhe digjital). Pasi të pensionohet ajo ka dëshire që të ketë një studio qeramike dhe një fermë ulliri.
Migena Mustafa
Migena ka diplomuar si arkeologe në Universitetin e Prishtinës dhe është anëtarja më e re që kemi në ekipin tonë. Një vajzë shumë e shkathtë, e që është e pasionuar pas mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore. Përveç se arkeologe, ajo njihet për kreativitetin e saj dhe kjo është një veçanti e saj, përmes së cilës i ndihmon në zhvillimin e organizatës sonë.