ANIMACIONE

Thana në vazhdimësi do të sjellë animacione të cilat janë krijuar veçanërisht për fëmijët në mënyrë që ata të njohin tregimet tona shqip!

FUQIA E MUJIT

 Ajo që ne synojmë është prezentimi i filmave të shkurtër të animuar, në mënyrë që fëmijëve të ju ofrojmë fillimisht përmbajtje në gjuhën shqipe por edhe të mësojnë mbi trashëgimine tonë kulturore. Kjo do të arrihet në forma më të thjeshta, ashtu që fëmijët të kuptojnë dhe mbajnë mend, e të argëtohen njëkohësisht.

Tregimi “Fuqia e Mujit” është prodhim i Fondacionit për Trashëgimi Kulturore Thana, mbështetur financiarisht nga Komuna e Prishtinës – Drejtoria e Kulturës.

Animacioni i punuar nga: Drilon Haxhijaj & Nderim Duni Narracioni: Kushtrim Asllani Falenderojmë Rrjedha Studio (incizimin e audios) dhe Albina Muçaj-Osmani (përpunimin e tekstit)

KULSHEDRA

Me kënaqësi po ju prezantojmë me një nga personazhet e animacioneve për fëmije që do të publikojmë në muajt në vazhdim: KULSHEDRA

Ekipi ynë i përkushtuar po punon që të sjellim për ju animacione të shkurtëra për fëmijët tanë të shtrenjtë. Qëllimi ynë është të ofrojmë një përvojë të veçantë dhe edukative nëpërmjet tregimeve të animuara shqip.

Cfarë mund të presim nga “Kulshedra”? Ky tregim do të sjellë një histori të pasuar me aventurë, duke u fokusuar në vlerat tona kulturore dhe traditat e pasura. Animacionet tona janë krijuar me qëllim që fëmijët të kuptojnë, gëzojnë dhe ndjehen pjesë e një ngjarjeje të veçantë.

Projekti ynë krijon hapësirë për imagjinatën dhe njohuritë e fëmijëve tanë rreth tregimeve tona shqip, ndërkohë që u jep mundësi prindërve të ndajnë vlerat tona me brezat e ardhshëm.

DRAGOI

Cfarë mund të presim nga “Dragoi”?

Në një botë ku retë e zeza i mbulonin qiellin dhe njerëzit jetonin në frikë të ndonjë e keqe të mundshme, Dragoi, i fuqishmi me këmishë magjike të mbinatyrshme, luftonte pa u dalluar nga të tjerët për të shpëtuar njerëzit nga Kulshedra e keqe, duke ruajtur lavdinë e tij të fshehur nën sqetulla.

Ky projekt mbështetet nga Komuna e Prishtinës – Drejtoria e Kulturës

ORËT

Nëpër male, kodra, lumenj dhe në çdo kënd tjetër, fshihen krijesa të mistershme por edhe të rëndësishme në fatin e çdo gjëje. Këto krijesa janë Orët.


Ky projekt mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit