Projekti “Bashkimi i qytetit” i cili ka patur për qëllim që kinse të bashkojë një qytet të ndarë nga shinat e trenit, në vazhdimësi është përballur më probleme të ndryshme dhe rezistencë nga profesionistët. Por një pike tjetër ka mbetur e patrajtuar: konkurenca që i bën ndërtimeve kryesore në qytet të cilat janë nën mbrojtje të përhershme, duke përfshirë:
- Stacionin e Trenit dhe
- Bibliotekën e qytetit.
Ky projekt është një nga projektet më madhore dhe më të kushtueshme nga Komuna e Ferizajt, ku nga qeveritarët lokalë është quajtur edhe “mrekulli infrastrukturore” dhe krahasojnë ato më projekte madhore të ngashmë që kanë parë në shtetin e Zvicërrës. Ka mundësi që qeveritarët vetëm të kenë shfrytëzuar rrugët e Zvicrrës për tranzit dhe nuk kanë marrur mundin që të ndalen e vizitojnë hapësirat publike aq mirë të punuara e mirëmbajtura, apo edhe ndërtesat historike të cilat i ruajnë më aq përkushtim.
Mbrojtja e ndërtesave historike nga zhvillimet e reja urbanistike është një sfidë e rëndësishme për të ruajtur trashëgiminë arkitekturore dhe kulturale të një vendi. Ka disa praktika të mira që mund të zbatohen për të mbrojtur ndërtesat historike. Këtu janë disa prej tyre:
- Një mënyrë efektive për të mbrojtur ndërtesat historike është të krijojnë ligje dhe rregullore të veçanta që i kushtojnë kujdes të veçantë ruajtjes së tyre. Këto ligje duhet të përfshijnë leje të veçanta të ndërtimit për projekte në zonat e mbrojtura, rregulla për mirëmbajtjen dhe restaurimin e ndërtesave historike, si dhe sanksione për shkelësit.
- Identifikimi i zonave të veçanta të mbrojtura është një praktikë e zakonshme për ruajtjen e ndërtesave historike. Këto zona duhet të përcaktohen sipas kritereve të historisë, arkitekturës dhe vlerës kulturore të ndërtesave. Ndërtimet dhe ndryshimet e reja duhet të nënshtrohen kontrollit të rreptë për të siguruar që ata të respektojnë integritetin historik të zonës.
- Restaurimi dhe mirëmbajtja e ndërtesave historike janë pjesë thelbësore të mbrojtjes së tyre. Ky proces duhet të bëhet me kujdes dhe në përputhje me metodat tradicionale të ndërtimit dhe materialet autentike. Restauratorët dhe arkitektët duhet të kenë njohuri të thella për stilin dhe teknikat e ndërtimit të periudhës së ndërtesës për të ruajtur integritetin historik.
- Informimi dhe edukimi i publikut janë thelbësore për të ndërgjegjësuar njerëzit rreth rëndësisë së ruajtjes së ndërtesave historike. Organizimi i ekspozitave, vizitave të guiduara dhe fushatave të ndërgjegjësimit mund të ndihmojnë në rritjen e vetëdijes dhe angazhimit të komunitetit në mbrojtjen e ndërtesave historike.
Sa i përket pikës 1, kur është bërë planifikimi i projektit të sipër-përmendur, nuk janë marrur fare parasysh konkurenca estetike qe i bëhet ndërtesave historike, duke qenë që këto ndërtime janë në listën e mbrojtjes së përhershme dhe në perimeter prej 50m nuk lejohet – edhe pse kemi ligje në fuqi që e garantojnë një gjë të tillë.
Sipas Planit Zhvillimor Komunal Objektivat 2017-2025 për fushën e trashëgimisë kulturore listohen si më poshtë:
- 5.1. Identifikimi, incizimi, përkufizimi, mbrojtja dhe zhvillimi i lokaliteteve arkeologjike ishte pjesë edhe e planit të ma hershëm por përkufizimi adekuat dhe trajtimi më cilësor vazhdon të mbetet sfidë e madhe e trashëgimisë sidomos kur merret parasysh historiku i Ferizajt dhe potencialet e kësaj fushe;
- 5.2. Krijimi i masave të qëndrueshme për mbrojtjen, konservimin dhe rivitalizimin e strukturave dhe hapësirave të trashëgimisë kulturore historike, natyrore dhe historike;
- 5.3. Ri-përkufizimi i identitetit të komunës së Ferizajt duke zhvilluar projektin e Bifurkacionit të Neredimës dhe fuqizimi i Vizionit të komunës për këtë mrekulli të rrallë natyrore;
- 5.4. Kompletimi me infrastrukturë në strukturat dhe hapësirat arkeologjike, kulturo – historike duke marrë parasysh shfrytëzimin e këtyre vlerave dhe mbrojtjen e tyre për brezat e ardhshëm është prapë një sfidë;
- 5.5. Rritja e vetëdijes mbi vlerat e trashësisë kulturore, historike dhe natyrore; dhe
- 5.6. Gjenerimi i mjeteve nga vlerat e trashëgimisë është sfidë e cila duhet trajtohet dhe planifikohet në detaje në të ardhmen në funksion të zhvillimit të turizmit kulturor dhe komplementare edhe me turizmin rural.
Në ndërkohë asnjëri nga këto objektiva nuk janë arritur, kurse PZHK skadon brenda dy viteve. Por ajo që shohim ne në vazhdimësi është shtimi i ndërtimeve të larta, ku përhumben asetet e trashëgimisë kulturore. Kurse kjo i kontribuon për më shumë shkatërrimit të aseteve të cilat nuk janë futur asnjëherë nën mbrojtje.
Ky projekt mbështetet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.