Punetori Epigrafike

Epigrafia është një nga diciplinat ndihmëse të historisë dhe arkeologjisë. Përmes saj arrijmë të kuptojmë më shumë rreth jetës politike, shoqërore dhe religjioze në antikitet. Po ashtu, epigrafia ndërlidhet edhe me onomastiken, pra ndihmon në studimin e emrave të lashtë.
Në ketë puntori, do të spjegohet përgjithësisht rreth bazave të epigrafisë, duke u ndalur më specifikisht tek epigrafia latine. Si rast studimi do përdoren kryesisht mbishkrimet e gjetura në territorin e Dardanisë së periudhës romake. Por, do trajtohen edhe mbishkrime të famshme nga Roma apo Pompei. Studentët do kenë rastin të mësojnë më shume rreth formulave epigrafike dhe zhvillimit të tyre. Po ashtu, përgjatë spjegimit do demonstrohet metoda e përkthimit të një mbishkrimi epigrafik. Kjo puntori ka për qëllim që studentët t’i mësojnë disa nga bazat e epigrafisë, në mënyrë që mbishkrimet dhe rëndësia e tyre mos të jenë të panjohura për ta, por, përkundrazi, të ju shërbejnë për thellimin e dijeve shkencore