Mirë se vini në faqen tonë!

Fondacioni Thana është iniciativë e një grupi entuziast, për të mbrojtur Trashëgiminë Kulturore. Themelimit të këtij Fondacioni i ka paraprirë një dialog i gjatë mes nesh për gjendjen e Trashëgimisë Kulturore në vendin tonë, për sfidat që ne si gjeneratë e re përballemi çdo ditë, dhe për vizionin, se si e shohim të ardhmen e trashëgimisë. Si organizatë është themeluar në vitin 2019 nga profesionistë të fushave të ndryshme, si arkeologë, antropologë, dhe arkitektë, që si qëllim kanë rritjen e nivelit shkencor të studimit, promovimin, dhe realizimin e projekteve të përbashkëta shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.